×
  • Extra
  • Stil

    Pse kimia s’mjafton për një lidhje jetëgjatë?

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 19:31

    Studime të kryera në SHBA-ës, treguan se gjysma e çifteve të marrë si rast studimor kanë përfunduar në ndarje për shkak të pritshmërive jo-realiste që kishin ndaj njëri tjetrit.


    Këto keqperceptime, rriten për shkak të punës aktive që bëjnë hormonet në fillim të lidhjes ose siç quhet ndryshe, periudha e kimisë. Kjo fazë mund t’i verbojë paksa njerëzit dhe vetëm kur kimia zbehet apo zhduket, ata kuptojnë që partneri/ja nuk ishte aq ideal sa menduan se ishte. Pse ndodh kjo?

    Gjatë këtij studimi, ekspertët pyetën më shumë se 300 njerëz se çfarë do të thoshte fjala kimi për ta. Pas përgjigjeve, rezultoi se 9% e grave dhe burrave e lidhën këtë periudhë me fjalën “dashuri” kurse të tjerë me “reagim biologjik” apo “dëshira të përbashkëta”.

    Në fakt dashuria kalon nëpër 3 faza kryesore; epsh, tërheqje dhe përkushtim. Faza e parë, të cilës zakonisht i referohemi si “kimi” nuk është asgjë më shumë se puna e estrogjenit dhe androgjenit, (hormone femërore dhe mashkullore të bazuara në funksionin e tyre biologjik për t’u riprodhuar).

    Kur këto hormone kalojnë nga faza kulminante në atë të qetësisë, çiftet mund të kuptojnë më mirë se çfarë ndjejnë për njëri tjetrin. Gjërat ndoshta s’duken më si në fillim dhe sjellja e tij s’të duket më aq interesante.

    Sigurisht, pasionin mund ta mbani zgjuar për shumë gjatë, edhe pasi periudha e kimisë së zjarrtë të ketë mbaruar. Flisni me njëri tjetrin si në takimin e parë, kapni duart më shpesh dhe përkushtojuni partnerit. Kaq e thjeshtë!/anabelmagazine /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!