×
  • Extra
  • Stil

    Sheh veten shtatzënë, ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 11:56

    Të zgjoheni pas një ëndrre në të cilën shfaqeni shtatzënë është pak frikësuese. Mbase edhe shumë frikësuese.


    Sidoqoftë kjo gjë nuk lidhet detyrimisht me dëshirën për t’u bërë prind. Kjo gjë ka të bëjë më shumë me anën kreative.

    Stephanie Gailing, astrologe dhe motivuese, tregon se shtatzënia në ëndërr do të thotë se keni një lëmsh me ide në kokë.

    Nëse ju shfaqen data të caktuara, kanë të bëjnë me këtë ide apo projekt me të cilin po merreni.

    Megjithatë, nëse keni ndjesi të caktuara mbi prindërimin së fundmi, kjo ëndërr mund të jetë pjellë e subkoshiencës suaj, shkruan Anabel.

    Pra, çdo gjë që ju shqetëson në lidhje me marrëdhënien në çift, aftësitë e prindërimit apo edhe me ndryshimet e trupit, mund t’ju shkaktojë një ëndërr të tillë.

    Emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre kuptimeve të mundshme është ndryshimi.

    Prandaj mundohuni të mos e vrisni mendjen duke gjetur kuptimin dhe thjesht përgatiteni veten për ndryshim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!