×
  • Extra
  • Stil

    Shumica e mbajnë në shtëpi, kjo bimë shëron shumë sëmundje

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 8:02

    Bari mijëfletësh (lat. Achillea), sidomos është i rëndësishëm për shërimin e menstruacioneve të parregullta te femrat e reja.


    Bari mijëfletësh tash e një kohë të gjatë njihet si bimë shëruese. Emërtimi i saj nga latinishtja lidhet me heroin Akili, bar ky të cilin ai e kishte përdorur gjatë betejës për Trojën, për t’i shëruar plagët.

    Është i pasur me vaj eterik e po ashtu mund të përgatitet edhe si krem për rrezitje, duke ndikuar në mbrojtjen e lëkurës.

    Është i pasur me taninë, acide organike, pastaj është i pasur edhe me vitamina K dhe C, mineralet kalium dhe natrium. Nuk krijon kurrfarë varësie dhe nuk ka efekte të dëmshme anësore, prandaj mund ta përdorni për çdo ditë, sepse forcon organet e tretjes. Diapazani i tij i ndikimit është i gjerë, duke filluar me pluhurin e tij që shëron plagët e po ashtu ndikon edhe në zbutjen e shumë dhimbjeve.

    Vetëm një gotë çaj me këtë bimë, mjafton t’i zbutë dhimbjet përreth qafës së mitrës, shëron infeksionet në vezore. Shëron mëlçinë, pankreasin dhe verdhëzën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!