Si t’i thoni dikujt që s’jeni të interesuar, pa e ofenduar apo injoruar atë

Vlerësoni situatën


Shanset janë, që ju nuk jeni më të interesuar, dhe doni të eksploroni opsionet tuaja. Nëse është kështu, merrni parasysh si keni qenë në takim dhe sa jeni investuar që të dy.

Nëse keni dërguar mesazhe vetëm disa herë në një aplikacion dhe nuk jeni takuar personalisht, s’ka nevojë të ofroni një shpjegim. Thjesht ndaloni së përgjigjuri dhe vazhdoni përpara.

Nëse keni qenë në disa takime, ose keni qenë duke biseduar për një takim të parë, jini të sinqertë dhe tregojini atyre se ndjenjat tuaja kanë ndryshuar.

Mos harroni, nuk ka asgjë të keqe ta bësh këtë. Shumë njerëz, në veçanti gratë, kanë tendencën të mos tregohen 100% të sinqerta. Madje, ato mund edhe të shkojnë në një takim të parë, pasi nuk do ndiheshin mirë, nëse do thonin jo. Ama, duhet kuptuar se të tilla janë njohjet dhe refuzimi është pjesë e tyre.

Sigurisht, nëse e vlerësoni situatën dhe e konsideroni atë potencialisht të rrezikshme, është e pranueshme që thjesht të zhdukeni.

Në mënyrë të ngjashme, nëse jeni përpjekur t’i jepni fund marrëdhënies dhe personi vazhdon të shkel kufijtë që keni vendosur, është absolutisht në rregull të ndaloni çdo lloj komunikimi.

Dërgoni një mesazh të sinqertë

Nëse çështja qëndron thjesht te fakti që ju nuk po ndjeni një përputhje, atëherë ata e meritojnë një shpjegim.

Të injorohesh është më pak e dhimbshme se një mesazh i vërtetë, edhe nëse ky mesazh është thjesht: “Çkemi, më vjen keq po nuk mendoj se do funksionojë.”

Diçka më “e ndjeshme” do të ishte:

“Unë e kam vlerësuar kohën që keni lënë për të më njohur, por nuk jam më i/e interesuar të ndjek këtë marrëdhënie për shkak të XYZ .”

Rezistoni ndaj dëshirës për të gënjyer apo për të gjetur justifikime të kota. Lërini të kuptojnë se s’ka asgjë që nuk shkon me ta. Jini sa më të sinqertë!

Kërkoni të dilni si miq

Nëse dëshironi ta ruani marrëdhënien tuaj, apo njohjen që nisët, por nuk shihni diçka seksuale ose ndjenja dashurie romantike, ju mund t’i kërkoni të dilni si miq.

“Më pëlqeu t’ju njihja dhe do të dëshiroja të vazhdoja më tej si miq.”

Sigurisht nëse personi në anën tjetër ka ndjenja të forta për ju, ose thjesht nuk dëshiron të jeni miq, mbetet zgjedhja e tij, por të paktën ju e bëtë tuajën dhe e provuat.

Gjithmonë do të jetë një milion herë më e lehtë të zhdukeni apo të injoroni dikë, se sa të tregoheni të sinqertë me të, por mendoni si do ndiheshit ju nëse dikush do t’ju linte “pezull” dhe nuk do të ishit kurrë të qartë për marrëdhënien tuaj?