×
  • Extra
  • Stil

    Thëniet më epike nga personazhi i serialit “House of Cards” të cilat do t’ju motivojnë

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 17:02

    Me siguri se pajtoheni që personazhi Frank Underwood (të cilin e luan aktori Kevin Spacey), anti-heroi i serialit “House of Cards” ka një prej synimeve më ambiciozeve të çdo personazhi fiktiv në ekran.


    Ai dëshiron të bëhen president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Është i ftohtë, kalkulon çdo gjë dhe nuk e ndal asgjë për ta arritur qëllimin e vet.

    Pjesa më e mirë e këtij seriali janë thëniet e personazhit të kryesor, nga të cilat edhe mund të mësojmë shumë.

    Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej thënieve më epike dhe më motivuese të Frank Underwood.

    ­– “Ka dy lloje të dhimbjeve. Dhimbja e cila ju bën të fortë dhe ajo e padobishmja. Kjo e fundit është vetëm për të vuajtur. Unë nuk kam durim për gjëra të panevojshme”.

    – “Suksesi është përzierje e përgatitjes dhe fatit”

    – “Rruga drejt fuqisë është e shtruar me hipokrizi dhe viktima – asnjëherë mos u pendoni”

    – “Nuk jemi asgjë më shumë apo më pak sesa ajo që vendosim ta shfaqim për tjerët”

    – “Shtrëngojeni dorën me të djathtën, por mbajeni gurin në të majtën”

    – “Luani nuk merr leje para se ta hajë zebrën”

    – “Ju e ndërtoni të ardhmen, ajo nuk ju dorëzohet juve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!