×
  • Extra
  • Stil

    Video që duhet ta shohin të gjithë prindërit: Nëse fëmija merr frymë kështu, urgjentisht çojeni te mjeku

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 16:00

    Blogerja dhe nëna Charlie O’Brien ka publikuar një video të bebes së saj, e cila është xhiruar vitin e kaluar, por e cila shumë prindërve do t’u ndihmojë.


    “Kur Luna ishte vetëm katërjavëshe, ishte e qetë gjatë gjithë ditës dhe mezi qante, gjë që është gjë e pazakonshme për të”, ka thënë në video.

    Duke vëzhguar vajzën e vet se si flinte, ka vërejtur diçka të pazakonshme, përcjell Telegrafi.

    “E shikoja si flinte pranë meje dhe e kuptova që diç nuk ishte në rregull. Ia zbërtheva rrobat dhe pashë diç të pazakonshme, thotë ajo, duke menduar për mënyrën se si bebja merrte frymë.

    “Tërheqja brenda e brinjëve me rastin e frymëmarrjes është shenjë që beben duhet menjëherë ta dërgoni te mjeku!

    Ka pasur bronkiolitis dhe nivel shumë të ulët oksigjeni. Fatmirësisht, pasi që gjithë natën ka qenë e furnizuar me oksigjen u përmirësua mirë”.

    Video është bërë shumë e popullarizuar në rrjetet shoqërore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!