Sot janë bërë 15 vite prej kur Facebook është bërë pjesë e jetës sonë.
Marrë parasysh ndryshimet që ka sjellur në jetën e secilit prej nesh, Facebook prej ditës kur është krijuar është parë si një inovacion që ka sjellur më afër njerëzit, duke u mundësuar kështu edhe që të bëjnë njohje të reja përmes tij.
Historiani Melvin Kranzberg duke thënë se “teknologjia nuk është as e mirë as e keqe por është neutral” mund të themi se Facebook është një mjet i thjeshtë i ngjashëm me telefonin ose televizionin.
Përmes Facebook, sot transmetohen edhe informacione të cilat mund të jenë të këqia ose të mira, të vërteta ose gënjeshtra pa e mbajtur përgjegjësinë se çfar shfaqet në këtë platformë.
Mirëpo, përveç kësaj, Facebook nuk duhet të shihet vetëm si një mjet i thjeshtë apo si teknologji neutrale; ai është një industri multibilionshe. /Reporteri.net/