×
  • Extra
  • Tech&Auto

    A e ka zbuluar NASA “universin paralel”? – Shpjegimi për lajmet që pushtuan tabloidet

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 22:57

    Interneti e ka bërë të vetën përsëri. Ishte e bujshme dhe e bollshme një histori nga tabloidet si New York Post, Express dhe Daily Star – kryesisht duke cituar njëri-tjetrin – në pretendimet se shkencëtarët e NASA kanë prova që mund të dëshmojnë ekzistencën e universeve paralele, shkruan Forbes, transmeton Reporteri.


    Gjithçka ka qenë e keqkuptuar dhe e keqinterpretuar në lidhje me një studim për akullin në Antarktikë. Shkencëtarët në të vërtetë gjetën prova të grimcave themelore që mund të kundërshtojnë kuptimin tonë aktual të fizikës. Mund të jetë thjesht çështje se si grimcat bashkëveprojnë me akullin. Por, jo univers paralel.

    Për të qenë e qartë, ka një zero provë të asaj që thotë Daily Star, se “është një univers paralel, menjëherë pranë tonit, ku të gjitha rregullat e fizikës duket se funksionojnë në të kundërt.”

    Ja çfarë mendon Ibrahim Safa nga UW-Madison, i cili ishte autori kryesor në një studim hulumtues në lidhje me eksperimentin në fjalë në Antarktidë:

    “NASA ka zbuluar se ju nuk do të duhej të merrnit lajmet nga New York Post”.

    Shumë e shumë artikuj në internet duket se kanë rrënjët në një histori të vjetër, para gjashtë jave, të botuar nga Shkencëtari i Ri, me titull padyshim alarmues — Ne mund të kemi parë një univers paralel që shkon prapa në kohë – është artikull i shkruar dhe ka mendime provokuese për disa rezultate marramendëse të dala nga studimet e kryera mbi rrezet kozmike në Antarktidë, që vijnë nga jashtë atmosferës së Tokës.

    Me të gjitha tjerat, ka shumë ‘çka nëse’ që e kanë sugjeruar një gjetje dhe më pas lajme për ‘universin paralel’, shkruan Reporteri.

    Të gjitha këto lidhen me tre punime shkencore që shtrojnë dilema dhe eksperimente mbi këtë fushë, por që në realitet nuk janë zbulim i një universi paralel.

    Në fakt, gjithçka mund të ishte për akullin, jo universet paralele. Phaaa!/Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!