×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Bëhuni gati, këto janë ndryshimet fundamentale që do sjellë Instagram-i

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 16:49

    Platforma e të rejave të fundit në Instagram mund të pësojë një ndryshim rrënjësor së shpejti.


    Gjigant i rrjeteve sociale ka marrë në konsideratë largimin e numrit të pëlqimeve në postimet e përdoruesve, në një përpjekje për të shpërndarë pak “presion” nga platforma.

    Studiuesi i aplikacioneve, Jane Manchun Wong, vërejti ndryshimin në Instagramin për Android.

    Wong postoi fotografitë që tregon se si do të funksionojë veçoria e re, që tregon dukshëm lënien jashtë të numërimit të pëlqimeve.

    Në vend të saj, do shfaqen nëse njerëzit që ndiqni e pëlqejnë postimin, pa shfaqur një numër total, transmeton lajmi.net.

    Vetëm personi që e ka postuar fotografinë mund të shohë se sa shumë pëlqime ka marrë postimi i tyre, në qoftë se ata klikoni mbi butonin ‘View Likes’.

    “Ne nuk po e testojmë këtë për momentin, por eksplorimi i mënyrave për të zvogëluar presionin mbi Instagram është diçka për të cilën çdoherë e mendojmë”, tha një zëdhënës i Verge.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!