×
  • Extra
  • Tech&Auto

    BMW demonstron arsyen pse gomat e duhura janë aq të rëndësishme

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 8:45

    Zgjedhja e duhur e gomave mund të ketë një ndikim dramatik në mënyrën se si operon makina juaj.


    Megjithatë, një numër i madh njerëzish lënë pas dore gomat ose thjesht blejnë llojin e gabuar, transmeton lajmi.net.

    Një grup i mirë i gomave të dëborës mund të sjellë në lëvizje të gjitha rrotat dhe madje edhe nëse makina juaj ka AWD, ato mund të përmirësojnë në mënyrë drastike përshtatjen e tyre me tokën me borë.

    BMW dëshironte t’u tregonte klientëve pse zgjedhja e llojit të duhur të gomave është aq e rëndësishme, kështu që mundësoi një video të dobishme që tregon se sa shumë ndikon secili lloj i gomave.

    Videoja ka tre shembuj identikë të BMW M4, secila veshur me një grup të ndryshëm gome: goma dimri, goma verore dhe gjysmë të çara.

    Ndiqeni videon e mëposhtme për të kuptuar efektin e gomave, në përshtatje me rrethanat e terrenit të cilin do e përshkojë vetura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!