×
  • Extra
  • Tech&Auto

    BMW shkurton 6 mijë vende pune

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 19:16

    Drejtori financiar i BMW-së gjermane Nicholas Peter dëshiron të shkurtojë midis 5.000 dhe 6.000 vende pune deri në vitin 2022, kryesisht në selinë e kompanisë në Munih.


    Revista gjermane Manager shkruan se Ilka Horstmejer është e preferuara për postin e shefit të departamentit të burimeve njerëzore të BMW.

    Kompania, e cila nuk pranoi të komentojë pretendimet e fundit, aktualisht po kalon një proces të riorganizimit të menaxhimit të lartë, transmeton Reuters.

    Oliver Zipse zëvendësoi Harald Kruger si kryeshef në gusht, duke lënë postin e shefit të prodhimit.

    BMW njoftoi dje se Milagros Kainja Kareiro-Andre, anëtar i Bordit të Drejtorëve përgjegjës për burimet njerëzore, nuk do të kërkojë një mandat të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!