×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Chat-i që u përdor nga kriminelët, abuzim seksual me fëmijët dhe ‘krimet’ që ndodhën përmes internetit gjatë pandemisë

    Reporteri
    16 Tetor 2020 | 17:45

    Gjatë pandemisë, ndërkohë që shumica e punëve bëheshin online, krimi kibernetik ‘lulëzoi’ dhe evoluoi në Evropë. Ky është konkluzioni në të cilën doli Europol, duke nxjerr në pah disa ‘krimet’ që u pikasën në internet, nga kërcënimet për të dhënë para, tek abuzimi seksual i fëmijëve dhe përdorimi i chat-it “Encrochat” mes grupeve kriminale.


    “Përgjatë periudhës së pandemisë faqet online të cilat transmetojnë në kohë reale abuzime seksuale me të mitur janë dyfishuar duke bërë që autoritetet ligjzbatuese ta kenë thuajse të pamundur për t’i identifikuar. Diçka e tillë ndodhi kur vendet e Bashkimit Evropian aplikuan mbylljen totale të aktiviteteve por edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Krimi kibernetik njohu rritje të menjëhershme”, citohet ndër të tjerash në raport.

    Po ashtu u vu re përdorimi personal i rrjetit për të shantazhuar persona të ndryshëm nëse ata nuk paguajnë, ku nëpërmjet marrjes së të dhënave personale të dikujt, kriminelët mund të shantazhojnë në dhënien e parave.

    Ndërkohë përdorimi i platformës “Encrochat” gjithashtu ka mundësuar grupet kriminale të flasin lirshëm mes tyre.

    Europol vuri re gjatë hetimeve për zbardhjen e bisedave në këtë platformë se, shumë shpejt grupet kriminale do arrijnë të hakojnë dhe zërin biometrik për të siguruar të dhëna deri të kartat e kreditit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!