Shkencëtarët kanë zbuluar se koronavirusi i ri mund të “mbijetojë” në ekranet e telefonit deri në një javë, dhe ofron një rrugë të mundshme infektimi, shkruajnë mediat e huaja.
Deri më tani, është bërë me dije, se epidemia vdekjeprurëse mund të transmetohet përmes pikave të lëshuara nga kolla dhe teshtima, por së fundmi është mësuar se mbetjet e infeksionit mund të mbetet për shtatë ditë në sipërfaqet e dorezave ose aparateve celular. Për të parandaluar një infektim të mundshëm, ekspertët sugjerojnë që të dezinfektoni aparatet tuaj celular me alkool, së paku dy herë në ditë.
Profesori William Keevil, nga Universiteti i Southampton, u shpreh:
“Ju mund të lani duart vazhdimisht, por nëse filloni të prekin ekranin e telefonit tuaj dhe më pas po me ato duar të prekni fytyrën, kjo është një rrugë e mundshme infektimi”.
Megjithëse sipas ekspertëve ekziston mundësia e transmetimit të virusit famëkeq nëpërmjet telefonit, rruga tradicionale transmetimit ende i konfirmuar është kontakti me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, edhe pse shkencëtarët e kanë cilësuar telefonat inteligjentë si një rrezik konkret të transmetimit të koronavirusit, deri më tani ende nuk ka një konsensus universal në lidhje me këtë hipotezë, shkruajnë mediat e huaja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.