×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ekziston një arsye pse gjithmonë duhet t’i mbani pranë vetes: Çelësat e makinës mund të ju shpëtojnë jetën

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 14:13

    A e keni ditur se me ndihmën e çelësave të makinës, mund të mbroni vetën nga hajdutët, abuzuesit e madje edhe përdhunuesit.


    Një rrjetin social Facebook është duke u shpërndarë apeli i një djali të quajtur Brian Silva, i cili shkruan:

    “Vendosni çelësat pranë shtratit. Nëse dëgjoni tinguj të dyshimtë para shtëpisë, thjesht shtypni butonin e alarmit tek çelësat.

    Alarmi do të fillojë, dhe sirena do të vazhdojë të bëjë zhurmë derisa derisa ju vetë të vendosni të fikni alarmin ose të harxhohet bateria.

    Ky është sistemi më i mirë dhe më i lirë i alarmit, të cilin as nuk keni nevojë ta instaloni në shtëpi, transmeton Reporteri.net

    Mos harroni – kjo nuk vlen vetëm për shtëpinë tuaj. Nëse dikush ju sulmon në një parking, thjeshtë aplikoni të njëjtin sistem.

    Edhe nëse pësoni sulm në  zemër, alarmi i makinës mund të ju ndihmojë të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve për ndihmë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!