×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebook me aplikacion të ri vetëm për çifte

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 11:34

    Facebook prezantoi së fundmi një apliacion të ri, të quajtur Tuned, i cili u lejon çifteve të bisedojnë, të shkëmbejnë foto, muzikë etj.


    Aplikacioni, i cili për momentin është i disponueshëm vetëm në App Store në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, u krijua nga një ekip i vogël brenda kompanisë, i quajtur New Product Experimentation (NPE). Ekipi ka për qëllim të krijojë platfoma sociale nga e para.

    NPE e përshkroi aplikacionin si një “hapësië private ku ti dhe gjysma jote mund të ndiheni vetvetja”.

    Aplikacioni Tuned padyshim ka mbërritur në kohën e duhur pasi shumë çifte e gjejnë veten të mbyllur brenda shtëpisë për shkak të vetë-izolimit si pasojë e Covid-19, megjithatë siç ndodh zakonisht me të gjitha aplikacionet eksperimentale, Tuned do të duhet të testohet fillimisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!