×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Facebook përmes Twitter-it: Po punojmë që t’i rregullojmë telashet me llogaritë tuaja

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 19:28

    Facebook, ka përdorur një rrjet tjetër social për të informuar përdoruesit e tij, të cilët mund të kenë pasur probleme me llogarit e tyre në Facebook. Bëhet fjalë për Twitter-in. 


    Përmes një cicërime, Facebook ka njoftuar për telashet që ka me llogaritë e përdoruesve të saj, dhe ka thënë se janë duke i rregulluar ato.

    “Jemi të vetëdijshëm që disa njerëz janë duke pasur problem me qasjen  në llogarit e tyre në Facebook. Jemi duke punuar që ta zgjidhim problemin sa më shpejt që është e mundur” është ky teksti i shpërndarë në Twitter, transmeton Reporteri.net.

    Përveç Facebook-ut, probleme ka pasur edhe rrjeti tjetër social Instagram. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!