×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Harrojeni se mund të kurseni: Apple sapo nxori versionin e ri të iPhone 12

    Reporteri
    30 Prill 2021 | 23:37

    Njerëzit ndahen në dy grupe: ata që çmenden pas ngjyrës lejla dhe të tjerët që nuk e duan fare. Nuk ka një të mesme, por ndoshta, ndoshta ndryshoni mendje kur të shihni versionin e ri të iPhone 12.


    Së fundmi Apple ka lançuar iPhone 12 në dy përmasat, por në ngjyrë lejla! Duket aq bukur sa në fakt nuk ka nevojë për asnjë cover sipër (nëse s’do të donim ta mbronim nga ndonjë rënie e papritur).

    iPhone 12 dhe Iphone 12 mini në ngjyrë lejla, duken si aksesori që do të blihet më shumë gjatë verës së 2021-it.

    Përpos variantit të ngjyrave, iPhone 12 është përditësuar në cilësinë e kamerës dhe videove. Vizualisht, iPhone-i i ri ngjan shumë me iPhone 11, por ky version ka dy kamera të vendosura në një rreth xhami mat, që bie në kontrast me pjesën tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!