×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Keni pasur probleme me internetin e dobët? Është efekti i koronavirusit

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 12:15

    Interneti ka filluar të ngadalësohet për shkak të kërkesave të larta pasi gjithnjë e më shumë njerëzit nuk shkojnë në zyre, universitet apo në shkollë për shkak të përhapjes së koronavirusit.


    E tani shumë prej tyre punojnë apo mësojnë prej shtëpisë, e që gjithashtu janë në kërkim të argëtimit përmes platformave online të transmetimit, transmeton KOHA.

    Megjithatë, deri më tani, ofruesit thonë se janë duke i plotësuar kërkesat për internet.

    Por, ajo çfarë i shqetëson ofruesit e internetit është rreziku që iu kanoset punëtorëve të tyre nga koronavirusi, që mund të ndikojë rënien e internetit.

    “Një shqetësim i madh për ofruesit e shërbimit të internetit do të jetë nëse stafi i tyre preket nga koronavirusi dhe të mos jenë në gjendje të mirëmbajnë rrjetin”, thotë Mark Johnson për WRAL TechWire, një veteran i industrisë së internetit që tani udhëheq shërbimet teknologjike në UNC-Chapel Hill, si asistent – zëvendës kancelar i Teknologjive të Komunikimit.

    Megjithatë, ai nuk pret që të ketë rënie të plotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!