×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Kompania ruse fillon me prodhimin e robotëve: Bën gjithçka por ka vetëm një defekt – i mbaron bateria

    Reporteri
    02 Tetor 2019 | 12:37

    Kompania ruse ka filluar prodhimin masiv të robotëve, që duken plotësisht si njerëzit. Jo vetëm që ata mund të stilohen ashtu siç dëshironi, por gjithashtu mund të tregojnë shprehjen e fytyrës, madje mund të punojnë edhe për ju.


    Promobot, një kompani me qendër në qytetin e Perm, pretendon se një robot i quajtur Android Robo-C mund të zëvendësojë njerëzit në zyra dhe madje edhe në shtëpi. transmeton Reporteri.net.

    Megjithatë, nuk mund të bëjë diçka më gjatë sepse bateria e tij zgjat tetë orë dhe duhet të rimbushet pas kësaj.

    Kompania Startup planifikon të bëjë 10 prej këtyre modeleve në muaj, ndërsa edhe  ju mund të porosisni një, por ende nuk dihet se cili është çmimi i tyre. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!