×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Kompjuteri kuantik i Google bën kthesë revolucionare në aspektin e llogaritjes

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 16:08

    Kompjuteri kuantik përfundoi një detyrë komplekse në 200 sekonda, gjë që do t’i merrte super-kompjuterit 10 mijë vite për ta kryer.


    Google ka bërë një arritje të madhe në llogaritjen kuantike duke ndërtuar një makinë të aftë të kryejë një llogaritje që një kompjuter tradicional nuk do mundej, sipas një letre të dalë, transmeton lajmi.net.

    Punimi, i titulluar “Supremaci kuantike duke përdorur një procesor të programueshëm”, u botua shkurtimisht në faqen e internetit të NASA-s.

    Ai përshkruan se si procesori kuantik mund të përfundojë një detyrë në 200 sekonda, gjë që një kompjuteri do i duheshin afërsisht 10 mijë vjet për ta kryer.

    “Kjo shpejtësi dramatike në krahasim me të gjitha algoritmet klasike të njohura siguron një realizim eksperimental të epërsisë kuantike mbi një detyrë llogaritëse dhe paralajmëron ardhjen e një paradigme informatike të parashikuar gjer më tani”, thotë letra.

    Kompjuterët kuantikë kanë potencialin të funksionojnë me urdhra me përmasa më të fuqishme se superkompjuterët më të fuqishëm të sotëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!