×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Ky vendim mund ta dështojë projektin “Libra” të Facebook-ut

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 23:08

    Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe janë tërhequr nga përpjekja e Facebook për projektin “Libra”.


    Lëvizja e tyre vjen pas tërheqjes së Paypal, siç raportoi Financial Time javën e shkuar.

    Kjo është një goditje e rëndë për planet e rrjetit shoqëror që donte ta niste Libran si monedhë ndërkombëtare për t’u përdorur në internet.

    Projekti ka pasur vëzhgime të detajuara nga ligjvënës e politikanë, sidomos në SHBA.

    Drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, do të diskutojë projektin “Libra” më 23 tetor me anëtarët e Komisionit të Shërbimeve Financiare nga kongresi amerikan.

    Ligjvënësit kanë ngritur shumë pyetje në lidhje me Libran, si për shembull rreziku i madh për të ofruar një platformë për pastrimin e parave, përcjell Top Channel.

    Mercado Pago, një kompani pagesash në Amerikën Latine, po asthu është tërhequr, duke lënë me Libran vetëm PayU, kompaninë holandeze.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!