×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Mercedes-AMG GLE 63 S dhe GLS 63 debutojnë me nga 602 kuajfuqi

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 8:24

    Panairi i veturave në Los Anxhelos është vendi i promovimit të versioneve sportive AMG të Mercedesit – GLE dhe GLS.


    Mercedes-AMG GLE 63 ka motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 602 kuajfuqi, ndërsa versioni i tij më i fuqishëm, GLE 63 S, është me kapacitet prej 612 kuajfuqi.

    Motori V8 vjen me teknologjinë EQ Boost, e cila i shton 21 kuajfuqi, dhe me sistemin elektrik 48-voltësh, transmeton Koha.net. Po ashtu, në dispozicion është edhe marshi automatik TCT 9G si dhe sistemi i tërheqjes me të gjitha rrotat, 4Matic+.

    Ky model, po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4 sekonda, në versionin S për 3,7 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h. Me paketën “AMG Driver’s” dhe në version S, ky model shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 280 km/h.

    Gjithashtu, në paketën e AMG-së në dispozicion është edhe maska e përparme “Panamericana”, aerodinamika “AMG”, rrotat 20-inçësh nga alumini (te versioni S janë 21-inçësh), sistemin më të fortë të frenimit, si dhe sistemin sportiv “AMG” të shkarkimit të gazrave.

    Sa i përket interierit, Mercedes-AMG GLE 63 karakterizohet me sistemin “MBUX” për argëtim dhe informim, instrument-tabelën digjitale, lëkurën “Nappa”, ndriçim sipas ambientit, pedalet sportive nga çeliku, si dhe ulëset sportive dhe timonin nga lëkura me pjesën e poshtme të sheshtë.

    Natyrisht, ky model vjen edhe me një numër sistemesh të Mercedesit për siguri dhe sistemin për asistim gjatë vozitjes.

    Mercedes-AMG GLS 63 4Matic+

    Edhe Mercedes-AMG GLS 63 4Matic+ ka motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 602 kuajfuqi. Po ashtu, vjen edhe me teknologjinë EQ Boost i cili i shton 21 kuajfuqi në kapacitet.

    Ky model, shpejtësinë nga 0 – 100 km/h e arrin për 4,2 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h. Ndërsa me paketën “AMG Driver’s” shpejtësinë maksimale mund ta arrijë deri në 280 km/h.

    Mercedesi, po ashtu, njofton se GLS 63 4Matic+ shpenzon karburant mesatarisht 11.9-litra në 100 km, si dhe që emeton dyoksid të karbonit prej 273 gramë për kilometër.

    Gjithashtu, ky AMG GLS 63 vjen me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4Matic+, marshin me 9 shpejtësi, amortizatorët “AMG”, gjashtë moda të vozitjes (Comfort, Sport, Sport+, Individual, Trail dhe Sand), aerodinamikën “AMG”, përcjell Koha.net, rrotat 21-inçësh nga alumini (në dispozicion janë edhe ato prej 23-inç), sistemin sportiv “AMG” të shkarkimit të gazrave, sistemin më të fortë të frenimit, si dhe si opsion për zgjedhje ka paketën “AMG Night” e cila, ndër të tjera, përfshinë disa elemente me ngjyrë të zezë “Gloss”, rrotat me ngjyrë të zezë mat, etj.

    Sa i përket interierit, Mercedesi për këtë AMG GLS 63 4Matic+ ka zgjedhur timonin sportiv, ulëset sportive, sistemin “MBUX” për argëtim dhe informim, ndriçim sipas ambientit, pedalet sportive nga çeliku, etj.

    Nga një numër sistemesh për asistim, te ky model duhet theksuar sistemin “Active Distance Assist Distronic”, sistemi që ndihmon të mbani distancën e duhur nga vetura që lëvizë përpara jush.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!