×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Mercedes G-Class më ndryshe sesa që jemi mësuar ta shohim, kjo është pamja e re

    Reporteri
    25 Maj 2020 | 8:27

    Wald International, firma që bën modifikimin e veturave të reja, i ka dhënë një pamje krejt tjetër Mercedes G-Class.


    Firma japoneze ka marrë gjeneratën e fundit të serisë G-Class dhe e ka përditësuar me një stil të ri, të ngjashëm me AMG G63, shkruan Car Buzz, transmeton lajmi.net.

    Ndryshimi më i dukshëm në G-Class, qoftë edhe nga distanca, është vendosja e rrotave të reja, me përmasat prej 24 inç, respektivisht 60 cm.

    Në mesin e ndryshimeve është edhe grilli i ri i tipit Panamericana. Në pjesën e eksterierit gjithashtu përfshihet çatia me drita LED.

    Çmimi lidhur me veturën e modifikuar nuk është njoftuar ende, megjithëse pritet të jetë pesë mijë dollarë më e shtrenjtë sesa modeli standard.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!