×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Microsoft: Cortana do të largohet nga iOS dhe Android

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 16:29

    Një dokument i publikuar së fundmi nga Microsoft Support zbulon se kompania po i jep fund mbështetjes për aplikacionin Cortana në Android dhe iOS.


    Ndryshimi hyn në efekt më 31 janar 2020 dhe sipas Microsoft, cituar nga The Verge, aplikacioni Cortana do të hiqet në Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Gjermani, Meksikë, Kinë, Spanjë, Kanada dhe Indi.

    “Pas 31 janarit të vitit 2020, aplikacioni celular Cortana në telefonin tuaj nuk do të mbështetet më dhe do të ketë një version të azhurnuar të Microsoft Launcher me Cortana të hequr.” – thuhet nga Microsoft.

    Megjithatë, Cortana do të ketë integrim më të thellë me aplikacionet e produktivitetit të Microsoft 365, transmeton Telegrafi.

    Për ta arritur këtë, Microsoft thotë se duhet t’i japë fund mbështetjes për aplikacionin Cortana në Android dhe iOS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!