×
  • Extra
  • Tech&Auto

    NASA lëshon alarmin: Ky nuk është film i Hollivudit, jemi seriozisht të rrezikuar nga meteorët

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 18:07
    Asteroidët e rrezikshëm tashmë nuk janë të rrallë dhe në Tokë po ndodhin më shumë sulme meteorësh sesa që publiku është në diejni, ka thënë administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, shrkuan Independent, transmeton Reporteri.net.

    Në Konferencën e Mbrojtjes Planetare të Akademisë Ndërkombëtare të Astronautikës të mbajtur sot, administratori i NASA-s, Jim Bridenstine tha: “Do të doja të ju thoja që këto ngjarje janë jashtëzakonisht unike … por ato nuk janë.”
    Ai tha se po punohet më shumë për të mbrojtur planetin tonë nga ndikimi i goditjeve të meteorëve. Duke folur për filmat me këtë tematikë me buxhet të madh ai tha se perspektiva e një asteroidi vrasës që mund të përplaset me Tokën, nuk është diçka e rezervuar për filma science fiction. “Ajo që po bëjmë është shumë serioze”, u shpreh ai.
    “Ne duhet të sigurohemi që njerëzit të kuptojnë se kjo nuk ka të bëjë me Hollivudin, nuk ka të bëjë me filma”, tha ai.
    Bridenstine  kujtoi ngjarjen e Chelyabinsk në vitin 2013, kur një meteor rreth 65 metra hyri në atmosferën e Tokës mbi Rusinë. Meteori, i cili shpërtheu në malin e  Uralit në shkurt të vitit 2013, ishte goditja më e madhe e meteorëve në më shumë se një shekull, pas ngjarjes Tunguska të vitit 1908. Më shumë se 1,600 njerëz u plagosën nga vala e goditjes së shpërthimit, që vlerësohet të jetë aq i fortë sa 20 bomba atomike Hiroshima.

    Në të njëjtën ditë me ngjarjen Chelyabinsk, një asteroid tjetër, madje edhe më i madh, i njohur me emrin “Duende”, kaloi Tokën, por pa shkaktuar ndonjë dëm. Ky asteroid parashikohet të fluturojë sërish në Tokë më 2123.

    “Duhet të përdorim sistemet tona, të përdorim aftësitë tona për të marrë më shumë të dhëna, dhe ne duhet ta bëjmë më shpejt”, shtoi ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!