×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Një paralajmërim urgjent është lëshuar për përdoruesit e iPhone

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 9:41

    Një numër aplikacionesh popullore të iOS po grumbullojnë të dhëna personale pa dijeninë e përdoruesve. 


    The Washington Post zbuloi se më shumë se 5.400 aplikacione të përdoruesve po dërgonin të dhëna nga pajisja tek palët e treta, transmeton Reporteri.net.

    Shtrirja e të dhënave të grumbulluara është e gjerë, dhe raportohet se përfshihen informacione të ndjeshme si email, numra telefoni, adresa IP dhe vendndodhja e saktë e një përdoruesi, ndër të tjera.

    Gjurmuesit e aplikacioneve shpesh janë më aktivë gjatë gjatë natës, kur pronari i pajisjes është në gjumë ose në raste kur smartphone nuk është duke u përdorur.

    OneDrive, Intuit’s Mint, Nike, Spotify, Weather Channel, Washington Post, Yelp, Citizen dhe DoorDash janë vetëm disa prej aplikacioneve të shumta, ku të dhënat personale mblidhen me lehtësi nga gjurmuesit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!