Renault dhe Dacia do të kufizojnë shpejtësinë maksimale të veturave të reja

Pasi Volvo bëri të njëjtën gjë, Renault dhe Dacia do të kufizojnë në mënyrë elektronike shpejtësinë e veturave të tyre të reja.


Modelet e ardhshme nuk do të jenë në gjendje të arrijnë shpejtësi më të lartë se 180 km/orë, dhe gjithashtu do të kenë një sistem automatik të kontrollit të shpejtësisë të quajtur Safety Coach, i cili do të rregullojë kufirin e shpejtësisë sipas ligjeve lokale duke marrë parasysh aspekte të ndryshme si rruga dhe moti.

Ky vendim u njoftua nga drejtori i Renault Group, Luca de Meo në një mbledhje të aksionerëve javën e kaluar, raporton lesechos.

Kufiri i shpejtësisë prej 130 km/orë u prezantua në vitin 2002 në pjesën 62 kilometra të autostradës gjermane A24, e cila nuk ishte e kufizuar më parë. Rezultati ishte një ulje prej 50 përqind e aksidenteve në trafik. Midis 1996 dhe 2002, 1,850 njerëz u plagosën në të njëjtin sektor dhe pas futjes së kufizimit, ky numër ra në 799 në të njëjtën periudhë.

Volvo kufizoi shpejtësinë maksimale të veturave të saj të reja në 180 km/orë vitin e kaluar. Kompania është kritikuar për të, por tha se është e gatshme të humbasë klientët e mundshëm nëse vendimi i saj shpëton jetë.

Në shumicën e autostradave evropiane, shpejtësia është e kufizuar në 130 km/orë.