×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Samsung në vendin e parë, Xiaomi e largon Apple nga top 3 pozitat e para

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 13:49

    Samsung rimori titullin si “shitësi më i mirë i telefonave të mençur” nga Huawei në Q3 2020, thuhet sipas shifrave të fundit nga Canalys, ndërsa Apple ra në vendin e katërt pas Xiaomi.


    Kjo është hera e parë që prodhuesi i iPhone ka humbur pozitën e saj si njëri ndër tre prodhuesit më të mirë në botë. Nj rënie e tillë e Apple nuk ka ndodhur së paku në 12 vitet e fundit.

    Ndërsa dërgesat e telefonave ishin më poshtë për 1% nga periudha korresponduese e vitit të kaluar, shifrat e Canalys sugjerojnë që ato u rritën me 22% nga TM2 2020, një periudhë në të cilën shumica e botës ishte akoma në bllokadë si pasojë e pandemisë.

    Huawei mbajti vendin e parë në Q2, tremujorin e parë në nëntë vjet që një kompani tjetër përveç Samsung ose Apple kishte qenë në pozicion të tillë.

    Kjo ishte veçanërisht e dukshme duke pasur parasysh ndalimin e tregtisë në SHBA që ka penguar Huawei të përdorë versionin Google të Android.

    Sidoqoftë, rritja e Huawei ishte tregues i një rritje të shitjeve të brendshme nga Huawei në Kinë, treg në të cilin kompania nuk ka përdorur Android-in e Google.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!