×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Shikojeni veturën 18 milionë dollarëshe La Voiture Noire nga Bugatti – shitja më e shtrenjtë

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 10:24

    Bugatti zbuloi një veturë unike të quajtur La Voiture Noire në Panairin e Motorëve në Gjenevë të martën.


    Hiper vetura u ndërtuar me porosi dhe u krijua për të përkujtuar ditëlindjen e 110-të të Bugatti.

    Me 18,9 milionë dollarë, është makina e re më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, tha në një deklaratë Bugatti, transmeton Telegrafi.

    La Voiture Noire mundësohet nga një motor W16 me katër turbo me 1.480 kuaj fuqi, 8.0 litra.

    https://www.youtube.com/watch?v=94vL2erH1JU

    Kjo është super vetura e re e Bugatti, tetëmbëdhjetë milionë dollarëshe, është makina e re më e shtrenjtë e të gjitha kohërave.

    Lajmi i keq është se edhe sikur të kishit 18 milionë dollarë thjesht mbase nuk mund ta keni atë, pasi ata kanë bërë vetëm një, dhe tashmë është shitur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!