×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Shitjet e iPhonëve në shkallën më të ulët ndonjëherë

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 17:34

    Shitjet e telefonëve të kompanisë Apple, Iphone, kanë rënë në shkallën më të ulët ndonjëherë, bazuar në të dhënat e tre muajve të parë të këtij viti.


    Kjo kompani ka thënë se të hyrat nga shitja e telefonëve kanë rënë për 17 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

    Megjithatë, shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook ka thënë se shitjet janë rritur në fund të muajit mars, duke përfshirë Kinën, vend në të cilin kompania ka ulur çmimet e produkteve për të rritur kërkesën.

    Apple ka paralajmëruar se ulja e numrit të shitjeve të telefonëve të saj, sidomos në Kinë, ka qenë për shkak të konkurentëve të saj më të lirë siç janë Huawei dhe Xiaomi, transmeton koha.net.

    Në tre muajt e parë është thënë se vlera totale e fitimit ka arritur në 58 miliardë dollarë në krahasim me parashikimet e analistëve për 57.3 miliardë dollarë.

    Pavarësisht shitjeve më të pakta të telefonëve, Cook ka thënë se në vazhdimësi është rritur kërkesa për produkte tjera të kësaj kompanie siç janë orët e mençura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!