×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Shqiptarët e ngadalësojnë punën e aplikacionit që njofton tërmetet, kompania lëshon njoftim

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 13:10

    Me anë të një postimi në Twitter, Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) ka sqaruar se pse aplikacioni LastQuake po shfaq probleme, duke punuar ngadalë ose duke mos u hapur fare.


    “Pas tërmetit në Shqipëri dhe Bosnje, kemi pasur mbi 200 000 instalime të reja dhe vetëm nga Shqipëria kemi rreth 120 000 përdorues. Ju falenderojmë për besimin. Gjithashtu, kjo shpjegon edhe pse aplikacioni LastQuake ka qenë i ngadaltë dhe kërkojmë ndjesë për këtë fakt”, lexohet në një njoftim të EMSC në Twitter.

    Ndërkohë, para dy ditësh, EMSC njoftoi se që nga hapja e aplikacionit të saj në vitin 2014, nuk ka parë një intensitet kaq të lartë lëkundjesh sizmike në të njëjtin rajon, siç po ndodh në ditët e fundit në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!