×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Të dhënat e 500 milionë llogarive u shitën online, si ta kuptosh nëse je “një prej viktimave”

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 10:50

    Të dhënat dhe informacionet private të më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebook u kompromentuan dhe janë në shitje nga hakerues të paidentifikuar.


    Por a ka ndonjë mundësi që ta kuptosh nëse llogaria jote është një prej tyre? Mesa duket po.

    Spitalet dhe QKUK edhe sot të mbushura me pacientë me COVID-19, 917 të hospitalizuar
    Një firmë e sigurisë kibernetike izraelite “Hudson Rock” e bën të thjeshtë kontrollimin duke futur emailin tuaj dhe duke iu njoftuar më pas nëse adresa juaj nëse është midis atyre të vjedhura.

    Çdo e dhënë personale është shitur për pak dollarë, në atë që nga vetë hakerat njihet si niveli i ulët i hakërimit, ndërsa deri më tani janë zbuluar shumë pak llogari të identifikuara sipas numrit të telefonit.

    Vetë drejtuesit e kompanisë Facebook reaguan duke thënë se këto të dhëna të hakeruara ishin shumë të vjetra e të lidhura me një çështje që daton që prej gushtit të vitit 2019.

    Megjithatë, nuk ka kthim mbrapa të të dhënave, pasi ato kanë mbetur në “dark web”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!