×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Vëllai i Escobar, konkurrencë Samsung-ut dhe Apple me telefonin e ri

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 14:47

    Robert de Hesus Escobar, vëllai i bosit të drogës, Pablo Escobar, do të hedhë në treg telefonin më të ri, duke konkurruar kështu kompanitë e mëdha Sansung dhe Apple.


    Telefoni i ri do të jetë i lirë në çmim dhe do të paloset.

    Një telefon të tillë, Samsung e prezantoi pak kohë më parë për çmimin 2000 dollarë, Huawei për 2400 dollarë dhe motorrola për 1500 dollarë.

    Por vëllai i Escobar, do ta hedhë në treg një telefon të tillë për vetëm 350 dollarë i cili do të funkionojë në çdo rrjet të botës.

    Ekrani i telefonit do të jetë 7.8 polësh, me AMOULED full HD, procesor Qualcomm Snapdragon, seria 8 dhe dy kamera, 20 dhe 16 MP. Sistemi i telefonit do të jetë Android 9.

    Robert de Hesus Escobar gjithashtu tha se telefoni i tij nuk do të jetë i dobët si sansmungu dhe se do të padisë kompaninë gjigande Apple për 30 milionë dollarë sepse janë mashtrues dhe i gënjejnë njerëzit duke shitur telefona pa vlerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!