×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Volswagen kërkon falje për videon raciste në promovimin e Golf 8: Jemi të tmerruar dhe turpëruar

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 0:08

    Volkswagen ka kërkuar falje për postimin e një videoje raciste në instagram e ku promovohej gjenerata e re e Golfit.


    Videoklipi është tërhequr por jo para se të shpërndahej me të madhe në mediat sociale, transmeton Reporteri.

    Aty shihet një dorë të madhe të një personi “të bardhë”, i cili së pari e shtyn një njeri me lëkurë të errët nga makina dhe më pas e merr, duke e mbajtur kokën te dera e hapur dhe më në fund e shtyn në kafene.

    “Ne postuam një video reklamuese raciste në faqen zyrtare në Instagram të Volkswagen”, tha kreu i shitjeve dhe marketingut të markës VW, Jürgen Stackmann dhe kreu i grupit të diversitetit, Elke Heitmüller në një kërkimfalje në rrjetet sociale. “Ne e kuptojmë zemërimin e publikut për këtë. Sepse edhe ne jemi të tmerruar”, shtuan ata.

    “Në emër të Volkswagen AG, kërkojmë falje nga publiku në përgjithësi për këtë video. Dhe kërkojmë ndjesë në veçanti për ata që ndjehen personalisht të lënduar nga përmbajtja raciste për shkak të historisë së tyre”, u shprehën ata.

    Kompania u themelua në vitin 1937 nën regjimin nazist dhe përdori skllevër nga kampe përqendrimi për të ndërtuar automjetet në vitet e para të saj. Tani është prodhuesi më i madh  i veturave në botë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!