×
  • Extra
  • Tech&Auto

    WhatsApp do bëjë ndryshimin tek mesazhet që dërgojmë me zë

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 8:56

    Për të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android, WhatsApp po zhvillon një mjet të ri për të ridëgjuar mesazhet zanore para dërgimit.


    Sipas WaBetaInfo, risia ende nuk është në dispozicion të përdoruesve por pritet të jetë së shpejti. Pasi të vendoset në funksion, të gjithë përdoruesit do jenë në gjendje të dëgjojnë audion e tyre, apo regjistrimin e mesazhit zanor para se ta dërgojnë atë.

    Aktualisht është e mundur të dëgjoni mesazhin tuaj zanor para se të klikoni send, por është pak e ndërlikuar pasi duhet të hapni një tjetër aplikacion ndërsa regjstroni audion në WhatsApp.

    Kjo veçori e re aktualisht në zhvillim do të sjellë shtimin e një butoni të ri: Review dhe pasi ta klikoni mund të dëgjoni veten para se t’ja dërgoni personit apo në grupin ku po chatoni. Nëse nuk ju pëlqen mund ta fshini, pa dashur ta dërgoni dhe më pas të pendoheni.

    Ky funksion është kërkuar prej kohësh nga përdoruesit, të cilët duhet të presin edhe ca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!