×
  • Extra
  • Tech&Auto

    Xiaomi do ta krijojë kamerën e telefonit me 108 megapixel

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 19:08

    Në bashkëpunim me Samsung, kompania kineze Xiaomi, do të punojë kamerën me 108 megapixel që do të vendoset në një telefon të ri.


    Me anë të kësaj kamere, do të shkrepen fotografi që kanë rezolucion 12,032×9,024, mirëpo nuk janë bërë të ditura specifikat tjera, transmeton Telegrafi.

    “Shihemi më vonë” shkruan shkurt në një imazh të shpërndarë nga kompania, ku bëhen të ditura të dhënat ambicioze për këtë kamerë të re.

    Duke pasur parasysh se kamerat e tanishme, që ndodhen në telefonat e zgjuar, kanë kapacitet prej rreth 48 megapixelëve, kjo kamerë duket se është tepër e fuqishme dhe në njëfarë formë e pamundur.

    Kjo nuk është hera e parë, që Xiaomi provon kamera të fuqishme në telefona, pasi e ka testuar me sukses kamerën me 64 megapixel, që do të lansohet në fund të këtij viti si pjesë e një telefoni të ri shumë të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!