×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Mbyllet gjashtë ditë para afatit aplikimi për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje

    Reporteri
    05 Tetor 2024 | 19:32

    Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka mbyllur aplikimin për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, gjatë ditë më herët sesa ishte planifikuar.

    Në njoftim u bë e ditur se mbyllja u bë pasi u arrit “numër i mjaftueshëm për shumën e caktuar për këtë thirrje”.

    Deri në mbylljen e thirrjes gjithsej kanë aplikuar 13,415 qytetarë.

    Njoftimi i plotë:

    Mbyllet Thirrja Publike për aplikim për subvencionin për Pajisje Efiçiente për Ngrohje

    Ministria e Ekonomisë (ME) njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se aplikimi për Thirrjen Publike për Mbështetje të Konsumatorëve Familjarë për Investimin në Pajisje Efiçiente për Ngrohje sapo u mbyll.

    Mbyllja e parakohshme, është rezultat i pranimit të një numri të mjaftueshëm të aplikimeve për shumën e caktuar për këtë thirrje.

    Deri në mbylljen e thirrjes gjithsej kanë aplikuar 13,415 qytetarë.

    Pajisjet që do të subvencionohen përfshijnë:
    • Pompë Termike: 30% e vlerës investive, deri në 2000.00 €
    • Kondicioner/Klimë efiçiente: 40% e vlerës investive, deri në 400.00 €; për prindërit vetushqyes dhe ata në ndihmë sociale (kategoria I & II), 60% e vlerës investive, deri në 550.00 €
    • Kalda me Biomasë (dru, pelet dhe briket): 70% e vlerës investive, deri në 1200.00 €
    • Stufa Individuale: 70% e vlerës investive, deri në 435.00 €; për prindërit vetushqyes dhe qytetarët në ndihmë sociale, 90% e vlerës investive, deri në 560.00 €.
    Komisionet për vlerësimin e aplikacioneve kanë filluar punën e tyre të procesit të verifikimit të aplikacioneve dhe dokumentacionit të nevojshëm. Të gjithë ata që kanë aplikuar do të njoftohen për ecurinë e procesit përmes mjeteve të informimit dhe rrjeteve sociale të Ministrisë së Ekonomisë.
    Thirrja Publike për Mbështetje të Konsumatorëve Familjarë ka qenë e hapur nga data 12 shtator 2024 dhe ishte planifikuar të përfundojë më 11 tetor 2024.
    Subvencionimi i efiçiencës së energjisë mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Ministria e Ekonomisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!