Deputetja e LDK-së, Hykemte Bajrami ka reaguar pas rritjes së pensioneve për 20 për qind nga Qeveria e Kosovës sot, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Bajrami e LDK-së ka thënë se një gjë e tillë në kohë fushate elektorale është tentativë për blerje të votave.
Sipas saj, Kurti dhe Murati nëse do të brengoseshin për qytetarët, pensionet dhe pagat do t’i indeksionin për normën e inflacionit që në vitin 2022.
“Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik.
Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t’i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje”.
Sipas saj, rritja e pensioneve për 20 për qind s’është e mjaftueshme, pasi vetëm norma e infacionit që ka ndodhë gjatë kësaj qeverisje është 22 për qind.
“Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftushme sepse vetëm norma e inflacoionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
/Reporteri.net/