×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi: Rritja e pensioneve po bëhet për ta larguar vëmendjen nga vendimi për mallrat serbe

    Reporteri
    07 Tetor 2024 | 15:25

    Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi për rritjen e pensioneve prej 20 për qind ka thënë se është një “spin” i dobët për efekte elektorale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas tij një vendim i tillë është marrë për të larguar vëmendjen nga ndryshimi i masës së sigurisë për mallrat serbe që hyjnë në Kosovës, si dhe kjo rritje siç tha ai është simbolike e që s’e mbulon efektin e rritjes së çmimeve.

    “Spin i dobët për efekte elektorale dhe lehtë i lexueshëm. Veprimi 1: Largon ndalesen për mallrat serbe, Veprimi 2: Rritje simbolike e pensioneve, që nuk e mbulon as efektin e rritjes së çmimeve. Rritja simbolike e pensioneve nuk po bëhët për të adresuar gjendjen e rëndë të pensionistëve, por për të larguar vëmendjen nga zbrapsja për çështjen e largimit të ndalesës për mallrat serbe”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

    Qeveria e Kosovës sot mori vendim që të gjitha pensionet të rriten për 20 për qind që nga muaji tetor.

    Sipas këtij vendimi, pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për të tretë 256 euro dhe për të katërtën 318 euro.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!