×
  • Lajme
  • Lajme / Dy të arrestuar

    “Telefona, dokumente dhe armë zjarri”, Prokuroria Speciale jep detaje për aksionin në “Pallatin e Rinisë”

    Reporteri
    07 Tetor 2024 | 16:14

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dalë me deklaratë për media pas aksionit të sotëm në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, ku kanë bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për përvetësim të kundërligjshëm të fondeve gjatë vitit 2022, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Të dyshuarit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, si dhe “Përvetësimi në detyrë”.

    Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar dy telefona celularë, dokumentet të rëndësishme për procedurën hetimore si dhe një armë zjarri me 10 fishek.

    Komunikata e plotë:

    Prishtinë, 7 tetor 2024 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, pas zhvillimit të hetimit disa mujor, sot është zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”, në Prishtinë.

    Gjatë këtij aksioni hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, kanë realizuar arrestimin e dy personave të dyshuar me dyshimet për përvetësim të kundërligjshëm të fondeve gjatë vitit 2022 në NP “Pallati i Rinisë” në Prishtinë.

    Të arrestuarit A.Z. dhe F. Rr. dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 i KPRK-së dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ nga neni 418 i KPRK-së.

    Gjatë këtij aksioni është kryer kontroll i detajuar në ambientet e punës së të dyshuarve, ku janë sekuestruar:

    · 2 telefona celular;
    · dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore;
    · 1 armë zjarri me 10 fishek.
    Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!