×
  • Lajme
  • Lajme / IKD

    Miftaraj: Pushtet hajgare, pagat për vete i ngritën rreth 400 euro, pensionistëve 20

    Reporteri
    07 Tetor 2024 | 17:12
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj

    Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit për Drejtësi, ka reaguar pas ngritjes së pensioneve për 20% nga qeveria.

    Miftaraj e ka quajtur rritje të padinjitetshme. Sipas tij me 20 euro pensionistët nuk mund t’ua blejnë as smokat nipave e mbesave për një muaj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai e ka përmendur faktin se qeveritarët rritën për vete pagat përafërsisht 400 euro në fillim të mandatit, duke i quajtur “pushtet hajgare”, dhe “mosmirnjohës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!