×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Arrestohet një inspektor i ndërtimit në Prizren

    Reporteri
    07 Tetor 2024 | 21:50

    Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Inspektoratit të Ndërtimit në Prizren, i cili dyshohet se është përfshirë në keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me një ndërtim të një kompleksi.

    Policia ka njoftuar se i njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)- Prizren, në bashkëveprim edhe me prokurorin kompetent ka kryer veprime hetimore pas dyshimeve se zyrtarë nga Inspektorati i Ndërtimit në Komunën e Prizrenit mund të jenë përfshirë në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar lidhur me ndërtimin e motelit në Landovicë.

    Sipas Policisë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në lidhje me rastin janë siguruar dëshmi se pronari i objektit posedon leje ndërtimi për një projekt, ndërsa pas fillimit të punimeve i njëjti ka devijuar ndërtimet.

    “Nga dëshmitë e rastit është siguruar dyshimi i arsyeshëm se inspektori përgjegjës i ndërtimit nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke lejuar që pronari ta modifikoj objektin, dhe gjithashtu ka dështuar për të ekzekutuar konkluzionin për rrënim duke ndërmarrë vetëm parcialisht rrënimin”, thuhet në njftim.

    Andaj, Policia njofton se lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me aktvendim mbi ndalimin është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!