Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, duke folur për Dialogun, ka thënë se në muajt e parë do të ulem për marrëveshje direkte me SHBA-në.
Abdixhiku theksoi se nuk ka zgjidhje pa përfshirjen amerikane në Dialog.
“Që në muajt e parë do të ulem të bëjë marrëveshje të drejtpërdrejtë – ekskluzive me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjen e Dialogut, obligimeve të Kosovës, shpëtimit të Kosovës prej planeve të Kurtit”.
Ai tha se dialogu nuk është zhvilluar asnjëherë pa përfshirjen amerikane dhe nuk mund të zgjidhet pa të.
“Unë dua që dialogun ta mbajë në Washington. Gabimi më i madh i kësaj qeverie është zhvendosja e dialogut prej Washingtonit në tryeza të parëndësishme, pa njohje, me masa edhe me përplasje historike me SHBA-në. Do të flasë me SHBA dhe të bëjë një marrëveshje siç kemi bërë në Rambuje e në Vjenë dhe në të gjitha etapat jetike të Kosovës. SHBA do të jetë garant, do të shkojë në SHBA të bëjë marrëveshje të drejtpërdrejtë për t’i bindur…”, u shpreh Abdixhiku në T7.
Ai beson se Marrëveshja e Ohrit është e dëmshme për Kosovën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.