×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvend

    Ushqimi i ushtarëve të FSK-së, ministri Maqedonci raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë

    Reporteri
    08 Tetor 2024 | 7:21

    Një nga çështjet më të përfolura ditëve të fundit është ushqimi që i servohet pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas kritikave që u ngritën për cilësinë e tij, si rezultat i skadimit të kontratës për furnizimin me ushqim

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

    Raportimi i ministrit të Mbrojtjes para anëtarëve të këtij Komisionit vjen në kohën kur është bërë çështje e diskutimi ushqimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë.

    Mbledhja e Komisionit ku pritet të raportojë Maqedonci do të nisë në orën 10:00 në Kuvendin të Kosovës. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!