Këmbësori i cili ishte goditur nga një veturë në Lipjan ,më 30 shtator, ka vdekur në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës (QKUK) të hënën.
Aksidenti kishte ndodhur në rrugën Ali Kelmendi. “Sot më 07.10.2024 rreth orës 19:30 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor si pasojë e goditjes nga një veturë më 30.09.2024”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në obduksion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.