×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi në "X"

    Rohde takohet me Trëndafilovën: Rikonfirmova mbështetjen e fortë të Gjermanisë ndaj Gjykatës Speciale

    Reporteri
    08 Tetor 2024 | 13:54

    Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka pritur sot në një takim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Republikës së Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

    Rohde përmes një postimi në rrjetin e tij social në “X”, ka thënë se ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjemanisë për punën e tyre si dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë.

    Tutje ai ka thekusuar edhe kontributin e vazhdueshëm të Dhomave të Specializuara për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

    “Gjithmonë një kënaqësi për t’u takuar me presidenten e Dhomave të Specializuara. Theksova kontributin thelbësor të Dhomave për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe riafirmova mbështetjen e fortë të Gjermanisë për punën e tyre si dhe për një fond kompensimi të viktimave për të garantuar drejtësi të barabartë për të gjithë”, ka shkruar Rohde.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!