Në kuadër të Procesit Bërdo-Brione i cili po mbahet në Tivan, Presidentja e Republikës së Kosovës ka takuar homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në postimin e bërë në Facebook, Osmani ka thënë se ndodhen në Tivat bashkë me Begajn për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve në të mirë të qytetarëve.
“Sot në Tivat, me Presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe Samiti i Procesit Bërdo-Brioni këtë vit po mbahet në Mal të Zi, ku të pranishmit do të diskutojnë mbi zgjerimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
/Reporteri.net/