×
  • Lajme
  • Lajme / Heqja e masës së mallrave ndaj Serbisë

    Haradinaj: Kurti nuk i shërben Kosovës, popullit i shet propagandë

    Reporteri
    08 Tetor 2024 | 13:08

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj për rritjen e pensioneve prej 20 për qind dje, duke thënë se tentoi ta mbulonte vendimin për heqjen e masës ndaj mallrave serbe që hyjnë në territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se propagandën e Kurtit duhet ballafaquar dhe se ai po i bën Kosovës.

    Postimi i plotë:

    Dje, në mënyrë klandestine Kryeministri Kurti hoqi masat ndaj mallrave të Serbisë. Kjo ishte përsëritje e vendimit për heqjen e tarifës 100% që pata vendosur më 2018.

    Ky është koncesioni i radhës i Albin Kurtit, i cili popullit i shet propagandë e Serbisë i bën koncesione. Ai bën koncesione pasi paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës e pas koncesionit dëmi i mbetet Kosovës. Ai bëri koncesione të vonshme edhe për anëtarësim në Këshill të Evropës, por Kosova mori vetëm dëmin por jo anëtarësimin.

    Koncesionin e djeshëm tentoi ta mbulojë me 20 euro lëmoshë për pensionistët, por si shoqëri e kemi obligim ta ballafaqojmë me propagandën e tij dhe dëmet që po i bën Kosovës. E thënë edhe më herët, Kurti nuk i shërben Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!