×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD nuk garon në zgjedhje, Molliqaj: Do të jemi prezent përmes aksioneve

    Reporteri
    08 Tetor 2024 | 16:07

    Partia Socialdemokrate (PSD) ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025.

    Kështu ka bërë të ditur  kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë.

    “Ne do të jemi prezent në ambientin politik e elektoral që e pret Kosovës. Kësaj here jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës. Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend”, shkroi Molliqaj.

    Postimi i plotë:

    Të dielën, më 6 tetor, Partia Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues. Midis diskutimeve të situatës politike kemi vendosur edhe për hapat e ardhshëm të veprimit politik.

    Ne do të jemi prezent në ambientin politik e elektoral që e pret Kosovës. Kësaj here jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës. Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend.

    Kështu, kemi vendosur ta refuzojmë rrugën e dobët të koalicioneve ku bindjet do të na lakoheshin, por edhe fatin që na e paracakton probabiliteti që gjithsesi është brenda popullizmit të këtij momenti. Kosova rrezikohet prej popullizmit me prirje autoritare të partisë në pushtet.

    Por përgjigja për këtë regjim politik e diskursiv nuk është “djali i mirë” e “normal” me higjienën e fjalorit politikisht korrekt.

    Ky opcion, nën petkun e racionalitetit, edhe në Kosovë si gjithkund tjetër, përfaqëson pushtetet e kaluara ku ligjin e bënte kapitalizmi grabitqar.

    Në vend të votës, duam të japim shembull aktivizmi. Shpresa që duam të ndërtojmë është kalitja që ta sjell veprimi yt, dhe jo faktorët nga jashtë.

    Fluska e aktivitetit opozitar duhet të bëhet mësim. Kështu do të ndërtohet një trajektore tjetër, me notat e momentet e veta, edhe përtej edhe përkundër kohës e hapësirës së këtij pushteti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!