Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Italia ka mirëpritur këtë vendim të Kosovës për hapjen e pikëkalimit kufitar në Merdare për mallrat serbe.
Në një postim të bërë në platformën “X”, Ambasada italiane thotë se kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër drejt integrimit evropian.
“Italia ka kënaqësinë të shohë Qeverinë e Kosovës duke hapur pikën e kalimit Merdare për mallra nga Serbia. Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal të parashikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit evropian i inkurajuar nga Plani i Rritjes. Një qasje shumëpalëshe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ia vlen”, thuhet në postimin e Ambasadës italiane në “X”.
🇮🇹 is pleased to see 🇽🇰 Government opening the #Merdare crossing point for goods from 🇷🇸. It is a key move for regional integration foreseen by #BerlinProcess and a step closer to 🇪🇺 integration encouraged by #GrowthPlan. A multilateral approach to resolving disputes pays off! pic.twitter.com/Te5esVxW1T
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) October 8, 2024
Ditën e djeshme Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndryshonte masën që kishte ndaj mallrave serbe, në atë “kontroll të detajuar” ndaj tyre. Kjo u bë e ditur nga Kryeministri Kurti në një konferencë për media.
Vendimi për masën ndaj mallrave që hynin në Kosovë nga Serbia ishte marrë me rastin e rrëmbimit të tre policëve në nga Serbia në qershor të vitit të kaluar, ku po atë ditë Dogana e Kosovës ishte urdhëruar që ta ndalojë hyrjen e të gjitha mallrave serbe në Kosovë.
Gjermania, përmes emisarit Emmanuel Sarrazin vazhdimisht kishte bërë thirrje ndaj Kosovës që kjo masë për mallrat serbe të hiqej, dhe se Kosova mund të rrezikonte përjashtimin nga Procesi i Berlinit.
/Reporteri.net/